Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç: Greqia na konfirmoi se nuk do të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës

20:24 / August 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
94CFAA81 34D0 40E5 A847 89599C45659C
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Athina zyrtare ka konfirmuar sërish se nuk e ka ndryshuar qëndrimin karshi pavarësisë së Kosovës.

Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë.

Takim dypalësh me liderin grek gjatë 22 gushtit ka zhvilluar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Miqtë tanë grekë edhe një herë konfirmuan se nuk do të ketë ndryshim të pozicionit zyrtar karshi mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës”, shkroi ai në Instagram.

Greqia si dhe katër shtete të tjera të Bashkimit Evropian – Qipro, Spanja, Sllovakia dhe Rumania – nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, që Prishtina e shpalli më 2008.

Pavarësisht se Greqia nuk e njeh Kosovën, Athina mbështet dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Vuçiç dhe Kurti ishin në mesin e disa liderëve nga Ballkani Perëndimor, të Bashkimit Evropian, Ukrainës dhe Moldavisë që morën pjesë në një darkë joformale më 21 gusht në Athinë me rastin e 20-vjetorit të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ndërkaq, Kurti bisedoi me Mitsotakis për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve dhe për situatën në veri të Kosovës, u tha në njoftimin e Zyrës së kryeministrit kosovar.

Në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, që nga fundi i majit tensionet janë rritur për shkak se popullata lokale po kundërshton kryetarët e rinj shqiptarë. Këta udhëheqës të rinj komunalë u zgjodhën në zgjedhjet e prillit, të cilat u bojkotuan nga popullata serbe.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe në komunat veriore të mbahen zgjedhje të reja. Kosova dhe BE-ja kanë arritur një marrëveshje për hapat që duhet të ndërmerren për shtensionimin e plotë të tensioneve. Në mesin e këtyre hapave është edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja./REL

greqia Kosove Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.