Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Vuçiç ka biseduar me serbët e Kosovës gjatë gjithë natës”/ Mediat në Beograd: 72 orët e ardhshme, më të vështirat në 10 vitet e fundit

23:12 / November 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sonte ka takuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Beogradit-Prishtinë, Miroslav Lajçak. Pas takimi nuk ka pasur adresim për mediat, por keto të fundit kanë arritur të zbulojnë disa detaje.

Sipas mediave serbe, Vuçiçit dhe Lajçakut iu bashkua në takim edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç. Takimi vjen në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rritën sërish për shkak të mosmarrëveshjeve rreth regjistrimin e automjeteve me targa serbe në Kosovë.

Nesër, më 5 nëntor, do të mbahet mbledhja e veçantë e Qeverisë së Serbisë ku për situatën në Kosovë do të flas presidenti Vuçiç. Pastaj ai do të ketë edhe takime me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, ndërsa është paralajmëruar edhe takimi me kreun e Kishës serbe.

Ndërkohë bisedimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç me serbët e Kosovës zgjatën gjithë natën. Ndërsa 72 orët e ardhshme do të jenë më të vështirat në 10 vitet e fundit, shkruan “Blic”.

“Direkt dhe në telefon bisedimet kanë zgjatur deri në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm, serbët janë të indinjuar, pika e fundit ka qenë shkarkimi i drejtorit rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriç, për të cilin Kurti nuk ka asnjë autoritet. Nuk mund ta bëjë këtë. ”, thotë nje burim per mediat serbe.

Serbët nga Kosova do të kenë edhe një sërë takimesh, ndërsa të shtunën pritet një tubim i madh në Mitrovicë ku do të zbulojnë planin e tyre para qytetarëve.

“Këto do të jenë 72 orët më të vështira në 10 vitet e fundit dhe në ditët në vijim do të qartësohet shumë”, përfundon burimi.

beograd bisedime Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026

“Nuk do kemi Bord Transparence”, ministrja Ibrahimaj: Vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

12:10 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.