Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Standard”, ka folur për një sërë çështjes që po e shqetësojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përshirë dialogun Prishtinë-Beograd dhe ngecjen në procesin integrues të rajonit në Bashkim Evropian.
Teksa ka folur për ardhjen në pushtet të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe mundësinë për heqjen e taksës dhe vendosjes së reciprocitetit, Vuçiç ka thënë se duhet të pritet për të parë se çfarë do të mund të bëhet.
“Nëse Kurti dëshiron të rirregulloj diçka, atëherë le të shohim se çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Vuçiç për “Derstandard”.
Vuçiç ka thënë se ndjehet i frikësuar me një zhvillim të tillë dhe ndikimin që mund të ketë në dialog, pasi sipas tij, deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV’së “janë tri herë më të këqija sesa të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit”.
