Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç kërcënon Kosovën: Kemi bërë gati masa të rrepta, i zbatojmë pas Samitit në Paris

13:37 / May 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic lista serbe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleksandar Vuçiç në një konferencë për mediat me përfaqësues të Listës Serbe tha se ka bërë gati “masa të forta” si përgjigje ndaj vendimeve të fundit nga Prishtina, përsa i përket edhe taksës. Por, para zbatimit të tyre do të presë takimin e radhës në Paris.

“Kemi bërë gati masa. Do të shikojmë nëse godasin serbët në Kosovë, sepse bëhet fjalë për masa shumë të ashpra. Nuk do të marrim vendime deri në përfundim të takimit në Paris”, tha Vuçiç pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Siç ka thënë Vuçiq, detyra kryesore e tij në Paris do të jetë njoftimi i përfaqësuesve të lartë evropianë si Angela Merkel e Emmanuel Macron për përgjigjen e Serbisë ndaj taksës 100 për qind nga Kosova, rezolutën për gjenocid, formimin e ushtrisë dhe sipas tij, shkeljen e vazhdueshme të marrëveshjes së Brukselit nga ana e Prishtinës.

Vuçiç po ashtu ka theksuar se pjesëtarët e ROSU-së synojnë të arrestojnë serbët dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të parandalojë zhvillime të tilla. Reagimi i tij erdhi si shqetësim pas lajmërimit që kishte marrë së fundmi se njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë përgatitur arrestimin e dhjetëra figurave serbe në Kosovë.

“E lusim dhe e paralajmërojmë bashkësinë ndërkombëtare ta parandaloj një gjë të tillë sepse në çmendurinë e luftës me shqiptarët në Kosovë, në fund mund ta pësojnë serbët”, porositi ai.

“Kurse, sa i përket masave të rrepta që kemi planifikuar, nuk do të vendosim për to deri pas përfundimit të takimit në Paris”, u shpreh ai.

Vuçiç ka thënë se gjatë takimit në Paris do ta njoftojë Merkelin dhe Macronin për përgjigjen e Serbisë ndaj taksës tashmë nëntë muajshe të Kosovës, si dhe temat tjera. “Ata që mendojnë se në Paris do të ketë diskutime, e kanë gabim, nuk do të ketë kurrfarë diskutimesh derisa nuk e heqin taksën. Mund të bisedojmë për motin e mirë por për statusin e Kosovës nuk do të ketë diskutime, deri në heqjen e taksës”, insistoi ai.

“Hiqeni taksën dhe do të bisedojmë për çfarëdo që dëshironi, nëse jo, flasim për motin e mirë, boksierët e mirë në Prishtinë, si për shembull. Kjo do të jetë porosia ime për Merkelin dhe Macronin”, përfundoi ai. Vuçiq u takua sot me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova që shënuan fitore të thellë në zgjedhjet e javës së kaluar në komunat veriore të Kosovës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?

22:03 / October 26, 2026

Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

21:40 / October 26, 2026

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-në, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump, dëshmia e ish-modeles zvicerane

20:39 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.