Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç: Në Bruksel më kërkuan të njoh Pavarësinë e Kosovës, nuk është e lehtë tu thuaj “JO” ndërkombëtarëve

22:09 / November 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një intervistë për “Tanjug” se është rënë dakord që një raund i ri i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të mbahet në Bruksel më 6 ose 7 nëntor, por ai mendonte se pala tjetër nuk do ta pranonte këtë.

Ai ka shpjeguar se në Bruksel, liderët evropianë e kanë pyetur se kur do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

“Tekstualisht më kanë thënë “Aleksandër, ti e ke këtë opsion. A dëshiron ta nënshkruash?” dhe unë përgjigja se “nuk doja”. “Mendoni se është e lehtë të thuash jo? Nuk është. Këta janë liderë të mëdhenj, përgjegjës për fatin e Evropës” – tha Vuçiç. I pyetur nëse këto janë kërcënime, Vuçiç tha se nuk do t’i quante të tilla, por se e kupton plotësisht se Serbia mund të përballet me pasoja.

“Do të gënjeja nëse do të thoja se këto janë kërcënime dhe se këta njerëz kanë gjuhë të papërshtatshme. Janë njerëz të mirë me të cilët kemi marrëdhënie të mira”, – tha Vuçiç. I pyetur pse liderët evropianë insistojnë ende që ai të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës, edhe pse supozohet se Albin Kurti, sillet në mënyrë të papërgjegjshme në dialog, Vuçiç thotë se ata e dinë, por nënshkrimi për pavarësinë e Kosovës është një gjë logjike për ta.

“Ne jemi një guralec në këpucët e tyre. Përsëritja ime kokëfortë për të gjitha historitë e bombardimeve në 1999 dhe shkatërrimin e të gjitha normave juridike ndërkombëtare janë një guralec në këpucën e tyre. Në një moment, konflikti në Ukrainë do të duhet të përfundojë. Argumenti i tyre do të jetë i saktë. Ju keni shkelur integritetin territorial të Ukrainës, një vendi të njohur ndërkombëtarisht, por kundër-argumenti do të jetë: Po. Ju e bëtë atë shumë më brutalisht, pa vendimin e Këshillit të Sigurimit. 19 prej jush kryen një agresion kundër një shteti të vogël, Jugosllavisë”, – tha Vuçiç.

Kosova Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Diagnostikimi me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit

21:18 / October 14, 2026

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Zelensky sot në Londër. Burnham riafirmon mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve me Trump

09:39 / October 14, 2026

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.