Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç nga Rashka: Personat që janë në barrikadat në veri të Kosovës nuk do të ndiqen penalisht

22:20 / December 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vucic 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sonte në Rashkë, në fillim të bisedimeve me serbët e Kosovës, se në letër e ka një deklaratë të qartë ku thotë se nuk do të ndjekin penalisht ata që ishin në barrikada.

“Sot kemi krejtësisht ndryshe në deklaratën zyrtare të KFOR-it se forcat e sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri pa miratimin e KFOR-it dhe kryetarëve të komunave. Tashmë KFOR-i është i obliguar të mos lejojë ardhjen e forcave të sigurisë së Kosovës”, shpjegoi ai. “A mund të besojmë në çdo gjë dhe a jemi të sigurt se si do të sillet Kurti, nuk besoj, nuk besoj. Por çfarë tjetër të bëjmë. Kemi pasur biseda të vështira për ditë e netë”, ka shtuar Vuçiq tutje nga Rashka. “Ditët e kaluara jemi munduar të tregojmë se ekzistojmë si popull në një pjesë të Kosovës, ku të drejtat e popullit tonë janë kërcënuar. Kam ardhur të ju dëgjoj”, tha ai.

Vuçiq tha se në çdo moment pret që Dejan Pantiq të jetë në shtëpinë e tij.

Ai ka thënë se kanë kërkuar nga ROSU që ta sjellë, por KFOR-i do ta bëjë.

“Sido që të ndodhë, unë do të qëndroj me njerëzit tanë. Kjo është zgjedhja ime. Kur kam kandiduar për postin, mbështetja juaj ishte e rëndësishme për mua. Jam i detyruar ta kthej edhe kur nuk jam dakord për diçka të tillë”, tha ai.

Ai ka theksuar se ajo që është arritur është arritur falë njerëzve në barrikada.

barrikadat rashka Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Thellohet bashkëpunimi dypalësh/ Kanadaja dhe Turqia ngrenë marrëdhëniet në nivel partneriteti strategjik

23:01 / October 22, 2026

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB-së: Një grua kalibri

21:39 / October 22, 2026

Trump: Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimet e naftës

20:16 / October 22, 2026

Franca ndalon protestat në disa pjesë të Parisit dhe në Lyon

14:51 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.