Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç: Nuk nënshkruajmë marrëveshje për njohje me Kosovën

19:33 / July 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i tij nuk do të nënshkruajë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën.

“Bukur, dinjitetshëm dhe me mirësjellje, nuk do të nënshkruajmë. Nuk na shkon mendja, nuk do ta konsiderojmë”, tha Vuçiç për gazetarët, gjatë një vizite në pjesën qendrore të Serbisë.

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë, ku thuhet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të “bazohet në njohjen reciproke”.

Kjo është hera e parë që në një dokument zyrtar të një institucioni evropian përmendet njohja reciproke.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Përkundër dhjetëra marrëveshjeve të arritura, rezultatet në terren lënë për të dëshiruar.

Vuçiç, po ashtu, e mohoi deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se një takim i tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillohet së shpejti në Bruksel.

Vuçiç tha se mesazhet që vijnë nga Prishtina për një takim të mundshëm me Kurtin, nuk janë të vërteta.

Kurti dhe Vuçiç janë takuar vetëm dy herë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve – herën e fundit para një viti.

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë janë ashpërsuar pasi Qeveria e Kosovës, më 29 qershor, ka marrë vendim për riregjistrimin e veturave me targat që i lëshojnë autoritetet e Serbisë, me targa RKS (Republika e Kosovës).

Qeveria e Kosovës, po ashtu, ka marrë vendim për reciprocitet mbi dokumentet serbe, që do të thotë se të gjithë ata persona që hyjnë në territorin e Kosovës me dokumente të Serbisë, do të pajisen në kufi me një certifikatë që i zëvendëson ato dokumente.

Qeveria e Serbisë ka reaguar ashpër ndaj këtyre vendimeve, ndërsa Vuçiç ka thënë se nuk do të lejojë “persekutimin e serbëve” – por pa sjellë ndonjë provë për pretendimet e tij.

Kurti vazhdimisht këmbëngul se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë vetëm me njohje reciproke./ Rel

Kosove njohje Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.