Kosova e ka bërë fajtore Serbinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Beogradi, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se serbët lokalë në Kosovë “janë rebeluar kundër terrorit të Kurtit”.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka publikuar një videomesazh në Instagram, përmes së cilës iu bën apel serbëve që të mbajnë kokën lart dhe të ruajnë vendin e tyre.
“Do të luftojmë edhe më fort për Serbinë tonë. Mesazhi im për qytetarët e Serbisë është të mbajmë kokën lart dhe të luftojmë, të luftojmë edhe më shumë për Serbinë tonë. Të punojmë më shumë. Të mbrojmë vendin tonë në çdo vend, ta ruajmë vendin tonë”, shkroi presidenti serb në Instagram.