Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç takon përfaqësues të Luginës së Preshevës për formimin e qeverisë, deputetët shqiptarë vendosin kushte për bashkëpunim

17:13 / July 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vucic A
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bisedoi këtë të martë me përfaqësues të listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

Këto janë konsultimet e para të Vuçiçit për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 21 qershorit.

Në një njoftim të publikuar në ueb-faqen e presidentit të Serbisë thuhet se Vuçiç “i dëgjoi propozimet, kërkesat dhe nevojat” e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, të cilët, për herë të parë në tri dekadat e fundit, kanë marrë pjesë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

“Përfaqësuesit e partive shqiptare kanë folur për qëllimin që shqiptarët të integrohen sa më shumë në institucionet e shtetit të Serbisë, si dhe për domosdoshmërinë e përparimit ekonomik, si në jug të Serbisë, ashtu edhe në të gjithë vendin”, thuhet në njoftimin e Presidencës serbe.

Vuçiç citohet të ketë thënë se është i gatshëm që në mënyra të ndryshme “të ndihmojë zhvillimin e jugut të Serbisë”.

Ai tha se do t’i informojë përfaqësuesit e partive shqiptare në 14 ditët e ardhshme për rrjedhën e mëtejshme të formimit të Qeverisë së Serbisë.

Shaip Kamberi, nga Partia për Veprim Demokratik në Bujanoc, i cili mori pjesë në takim me Vuçiçin, tha se vendimi i përfaqësuesve të Luginës rreth qëndrimit ndaj qeverisë së re, “do të varet nga qëndrimi dhe programi që kjo qeveri do të ketë ndaj shqiptarëve dhe kërkesave të tyre legjitime”.

“Me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në cilësinë e deputetëve të listës shqiptare, biseduam për nevojat e domosdoshme të popullsisë shqiptare, të cilat me dekada po injorohen”, shkroi Kamberi në Facebook.

Shqiptarët në Kuvendin e Serbisë synojnë realizimin e interesave të tyre

Më 5 korrik, Komisioni Zgjedhor në Serbi publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 21 qershorit, në bazë të të cilave “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” ka fituar tre mandate për deputetë.

Vuçiç ka fituar mbi 60 për qind të votave në këto zgjedhje, që janë bojkotuar nga një pjesë e opozitës në Serbi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Otava përgjigjet sot ndaj tarifave 50% për automjetet dhe çelikun

11:20 / August 25, 2026

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

10:54 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.