Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç: Të gatshëm të përmbushim gjithçka që nuk përfshin njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

13:04 / October 29, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç tha për televizioni Prva të Serbisë se afatet kohore për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë më nuk kanë asnjë kuptim dhe se Serbia është e gatshme të përmbushë gjithçka që nuk përfshin njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

Gjermania, Franca dhe Italia kanë kërkuar që Beogradi të njohë de facto pavarësinë e Kosovës dhe që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kështu është thënë në letrën e nënshkruar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Kjo letër vjen pasi liderët e tri shteteve kyçe të Bashkimit Evropian zhvilluan takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel më 26 Tetor. “Unë iu thashë që ne jemi të gatshëm të zbatojmë [marrëveshjet], por thashë se për këtë nuk jemi pajtuar”, tha Vuçiç, duke shtuar se ka refuzuar që të nënshkruajë dokumentet e ofruara.

“U thashë se ne kemi Kushtetutën e Serbisë”, tha ai. Vuçiç po ashtu tha se nuk ka kërkuar që të pranohet asnjë letër anësore. Pas takimeve në Bruksel, Zyra e Kurtit tha se kryeministri kosovar ka refuzuar që të pranojë një letër anësore të paraqitur nga Vuçiçi, që sipas Qeverisë së Kosovës zhbën tri parimet e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, Anekstit të saj dhe draftit të propozuar nga pesë emisarët që vizituan Kosovën dhe Serbinë më 21 tetor.

“Unë thashë se ne jemi të gatshëm të përmbushim obligimet tona dhe shtova se ne nuk mund të pranojmë asgjë që lidhet me njohjen e pavarësisë së Kosovës apo anëtarësimit të saj në OKB”, tha Vuçiç. Ai shtoi se ka dëgjuar për disa afate kohore për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për më shumë se dhjetë vjet dhe më ato nuk kanë kuptim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 27 tetor se ishte i gatshëm të nënshkruante një marrëveshje për normalizimin e raporteve dhe propozimin për formimin e Asociacionit, por shtoi se “pala serbe nuk ishte e interesuar”. Takimet e ndara në Bruksel të bartësve të dialogut me liderët kyçë evropianë përfunduan pa asnjë rezultat. Kosova ka thënë se propozimi evropian për një draft-statut për themelimin e Asociacionit “është shkruar me kujdes” ndaj Kushtetutës së Kosovës.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik./REL

Aleksadar Vuçiç Presidenti i Serbisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.