Këtë të hënë, nisur nga përshkallëzimi i situatës në Veriun e Kosovës, presidenti Aleksandër Vuçiç tha se Serbia kërkon lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar në veri dhe largimin e Policisë së Kosovës nga zonat me shumicë serbe, por dëshiron gjithashtu zbutjen e tensioneve të shpërthyera rishtazi.
“Është e rëndësishme që Dejan Pantic dhe shumë serbë të tjerë të arrestuar, të lirohen, pasi nuk ka asnjë provë kundër tyre. Ata i fabrikuan akuzat kundër tyre; Policia e Kosovës nuk ka punë në veriun e vendit, e veçanërisht njerëzit e armatosur deri në dhëmbë”, tha presidentit serb.
Po ashtu presidenti serb akuzoi autoritetet në Prishtinë në kryeministrin Albin Kurti për nxitje të tensioneve me veprime të njëanshme. “E gjitha kjo është shkaktuar nga Prishtina. Dikush ka ngritur barrikada në rrugë dhe askush nuk pyet përse ka ndodhur kjo. Bëhet fjalë për një protestë kundër paligjshmërisë, kundër arrestimeve të paligjshme, është një proteste kundër keqtrajtimit të popullsisë serbe”, shtoi Vuçiç.