Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vula e PD-së, Gjykata e Lartë jep vendimin

11:42 / December 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata e Larte 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas protestës që mbajti Sali Berisha me mbështetësit e tij, Gjykata e Lartë ka dhënë vendimin për vulën dhe logon e PD-së. Gjykata e Lartë e ka kaluar në Apel, dhe kërkon që të merret në shqyrtim nga një trup e re. Gjykata e Lartë me vendimin e sotëm prishi vendimin e Apelit që rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit që i dha vulën Berishës dhe ktheu çështjen në Gjykatë e Shkallës së Parë për t’u rishqyrtuar. Apeli detyron Gjykatën e Apelit që të marrë vendim për vulën e PD-së me një tjetër trupë gjykuese.

Njoftimi i plotë

Lexo edhe :

Related Posts

  • 41183297 37e7 442b b43b 6b0d23630e40 675x450 1
    ''Po më kyçin pa prova'', Berisha: Duke më hequr të drejtën e komunikimit, mendojnë se do të më...
  • Screenshot 2023 12 27 105612
    Berisha shpall protestat kundër institucioneve: Janë armë të diktaturës. Do ti kemi në çdo qytet
  • 1703669544 7297111f9b3a4cab87d403f00c370f17
    Një orë protestë te Gjykata e Lartë, Berisha me militantë marshuan te PS dhe sheshi Skënderbej
  • Screenshot 2023 12 27 104110
    Si ndiheni në protestën tuaj të fundit? Berisha: Kush e tha këtë…
  • 1703662538 policia transformed
    Sot seanca për vulën e PD-së, Berisha protestë para Gjykatës! Forca të shumta policie në terren
  • Screenshot 2023 12 27 094250
    Sot vuloset fati i vulës dhe logos, Sali Berisha në protestë: S’ka njeri që s’e di që unë jam kreu i PD
  • Screenshot 2023 12 27 091356
    VIDEO/ PD-ja e Berishës protestë para Gjykatës së Lartë, sot do jepet vendimi për vulën e partisë
  • basha
    Vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e PD-së, Basha: Hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë njofton, se në datën 27.12.2023, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen me nr. 90600-00296-00-2023 akti, me palë kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, me objekt: ”Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar”.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.

Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.

Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë. Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 dhe nenin 485, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Civile, vendosi:

“Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykate, me një trupë tjetër gjykuese”.

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.