Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

VV përjashton PDK, Kurti letër Abdixhikut për koalicion

19:40 / May 5, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1746466159xkr letra e kurtiti frame 978 818
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sërish i është drejtuar me një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Kësaj radhe, ai e fton atë për të diskutuar në lidhje me një marrëveshje politike, që sipas Kurtit, pavarësisht dallimeve në politikat qeverisëse dhe bindjeve politike, do të vendoste të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet.

“Jam i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë? LVV nuk është e interesuar për koalicion me PDK. Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje te reja ku pak ka mund te ndryshoje për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?”, thuhet në letrën e Albin Kurtit.

Pas përfundimit të seancës së të hënës, Kurti nuk pranoi të fliste për letrën. Ndërsa kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se do t’i kthejë përgjigje zyrtare Kurtit me kohë. “Më lejoni të shkoj në zyrë të shoh letrën dhe do të kthejë përgjigjen në kohë. I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme të trajtojnë pa arrogancë. Do të kthejmë përgjigje zyrtare siç i takon një partie”.

Nga Vetëvendosje thanë se janë të detyruar të gjejnë rrugë për të zgjidhur situatën dhe kësaj radhe ftesa është bërë siç kërkon LDK për marrëveshje politike. “Për faktin që ka pasur deputetë nga LDK që janë deklaruar se për të pasur një bashkëpunim të tillë nuk mjafton vetëm konstituimi i Kuvendit, por duhet të ketë një dakordim politik, ka rrjedh edhe ftesa e kryeministrit Kurti drejtuar Lumir Abdixhikut, i cili fton për të diskutuar për bashkëpunim politik”, Hekuran Murati, deputet, LVV.

Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se pavarësisht sjelles dhe gjuhës së Albin Kurtit që e cilësoi si problematike ndaj partisë së tij, palët duhet të ulen për të biseduar. “Partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme, duhet të komunikojnë sepse nesër kushdo që do të bëhet kryeministër do të detyrohet të ulet me Vuçiçin, do të detyrohet dhe mos të ulemi mes vete të diskutojmë është e paarsyeshme, e palogjikshme, megjithëse z.Kurti e ka shkatërruar besimin, e ka shkatërruar mirëbeismin në vazdhdimësi, sidomos në natën e entuziazmit kur ka dal partia e parë”, tha Arben Gashi deputet, LDK.

kurti LDK vv
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.