Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Will Smith: Në moshën 50-vjeçare kuptova se paratë nuk mund të më bëjnë të lumtur

14:18 / March 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
will smith 4342 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Will Smith foli për marrëdhënien e tij me paratë në një intervistë për Complex.

Gjatë bisedës me Speedy Morman, ylli i “Emancipation” qeshi me një pyetje rreth vlerës së tij neto të raportuar prej 350 milionë dollarësh.

“As nuk e di. Unë nuk diskutoj gjëra të tilla”, tha ai.

Ai shtoi se është në “fazën e rënies” financiarisht, ndërsa pranoi se është dikush që “kishte para, humbi para, pastaj i kishte përsëri dhe më shumë seç e kishit imagjinuar”.

“Për gjysmën e parë të jetës sime kam mbledhur, mbledhur, mbledhur. Pjesa e dytë do të jetë jep, jep, jep” , tha ai dhe nënvizoi se “diku rreth të 50-ave diçka ndryshon”.

“Epo, ti e kupton se asnjë nga këto nuk mund të të bëjë të lumtur. Kur keni blerë gjithçka që dëshironi dhe nuk ka asgjë tjetër në tokë që dëshironi të blini, do të doja që kjo të ishte një dhuratë që të gjithë mund ta kishin, sepse materia nuk mund të bëjë asgjë për t’ju kënaqur. Jam në atë fazë të jetës sime që mund të jetë vërtet e frikshme. Kur e kupton se pa një lidhje, pa para, pa fëmijë, nuk ka fjalë për fjalë asgjë që mund të të bëjë të lumtur”, shpjegoi ai.

Diskutimi i aktorit për financat vjen mes raporteve të reja se Fondacioni Familjar Will And Jada Smith po mbyllet për shkak të mungesës së donacioneve pas shuplakës së tij të diskutueshme ndaj Chris Rock në Oscars 2022.

Speedy Morman
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e REL: Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

19:38 / August 21, 2026

Meloni për Trump: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, dolën ndryshe

18:01 / August 21, 2026

Skandali me “lopët fantazmë”: Si përfituan fermerët grekë subvencione të BE-së për kafshë që nuk ekzistonin

16:38 / August 21, 2026

Mickoski në Pustec, pa himnin shqiptar – Meçe: Provokacion i mirëmenduar. Kryeministri i RMV duhet të kërkojë falje

15:02 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.