Një ndër aktorët më të pashëm dhe më të dashur meksikanë, flasim për William Levy.
Ai ka rënë gjithmonë në sy të vajzave dhe sigurisht që ëndrra e secilës është që të ketë vëmendjen e tij.
Ndonëse të gjitha e adhurojmë nga ekrani, aktorja shqiptare Delinda Disha ka pasur kënaqësinë të marrë një mesazh prej tij.
Aktorja e humorit, ka publikuar në Instagram-in e saj, një film në të cilin ka luajtur aktori i njohur, William Levy së bashku me partneren e tij, Elizabeth Gutierrez.
Disha e ka etiketuar dyshen në këtë postim dhe aktori i ka kthyer përgjigje.
“Përshëndetje” i shkruan aktori dhe foton e këtij mesazhi e ka publikuar menjëherë në Instagram Delinda.

