“Wizz Air” kompania ajrore e fluturimeve, është kthyer në një mankth për udhëtarët. Sërish janë shtyrë udhëtimet dhe ka lënë pasagjerët në aeroport. “Wizz Air” ka lënë në aeroportin e Milanos 150 pasagjerë shqiptarë. Nisja e fluturimit drejt Rinasit ishte parashikuar në orën 22:30, por linja “Wizz Air” kishte njoftuar pasagjerët se fluturimi do të shtyhej me një orë. Më pas, fluturimi është anuluar duke lënë në aeroport pasagjerët. Janë me qindra raste që kompania e fluturimeve “Wizz Air”, braktis udhëtarët shqiptar në mes të rrugës, duke mos u dhënë asnjë sqarim.
“Wizz Air” braktis 150 pasagjerë shqiptarë në aeroportin e Milanos, anulon fluturimin drejt Rinasit
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment