Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka një look të veçantë për të cilin është admiruar shpesh.
Në InstaStory, Dafina ka publikuar video nga e cila përmban gji gaerderoba ç’ka që bën të lumtur një femër. (Rrobat, çantat dhe këpucët sigurisht!)
Siç duket nga pamjet, në garderobën e këngëtares mbizotërojnë veshjet sportive, që i përshtaten më shumë tipit të saj.
Në radhët e dollapit shohim bluza të gjera të ngjyrave të ndryshme, mirëpo çfarë na zënë më shumë sytë janë atletet.
Duket se Dafina është e fiksuar pas tyre dhe numëron pafund të tilla.
Atletet e saj janë të ngjyrave e firmave të ndryshme dhe të renditura me rregull duken tamam si në vitrinë.
“Më duhet një dollap atletesh sa më shpejt të jetë e mundur”- shkruan Dafina krahas videos.