Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Xhaçka: Influenca të huaja përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

11:48 / May 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në fjalën e saj në konferencë për sfidat e sigurisë në Ballkan tha se rajoni vijon të sulmohet nga influenca të huaja, duke iu referuar asaj ruse, që përpiqen të destabilizojnë Ballkanin.

“Vite më parë nuk imagjinohej që Rusia të arrinte të kishte influencë në Ballkan. Gjatë këtyre 10 viteve, Shqipëria ka ndihmuar si vend anëtar i BE, e ka konsoliduar statusin e saj për sigurinë. Sot ndihemi më të sigurt ndaj influencave ruse, pas zgjidhjes së emrit të Maqedonisë së Veriut dhe hapave integruese të Malit të Zi. Ka një influencë ruse, e cila nxit destabilizim në vendet tona. Këto aktorë bëjnë përpjekje për të destabilizuar vendin, që shkojnë përmes mediave, që synojnë nxitjen e tensioneve fetare, politike, sociale, në një rast ekstrem, u arrit deri në grusht shteti në një vend kandidat për në BE. Mirëpo, nëse ne bëhemi bashkë, gjithë Ballkani Perëndimor mund të jetë më i sigurt. Bashkëpunimi dhe shpejtimi i integrimit drejt BE, na bën më të fortë dhe na bën që të mbajmë larg influencat ruse dhe të huaja të padëshiruara. Në Ballkan ka ekzistuar influencë e huaj e padëshiruar. Duhet të punojmë gjithë bashkë që mos lejojmë diçka të tillë”, ka thënë Xhaçka.

Ajo përmendi në këtë rast dhe grushtin e shtetit në Malin e Zi. “Sot nuk ka asnjë dyshim se shoqëritë tona përballen me kërcënim të huaj që depërtojnë jo vetëm institucione, por edhe në shoqëri, që bien ndesh me prioritetet tona dhe integrimin. Ngjarjet e ditëve të fundit në një nga vendet e BE na treguan se askush nuk është imun ndaj këtyre influencave. Mirëpo, është mësuar nga historia se edhe vende më të rëndësishme kanë pasur probleme, sikundër Shqipëria, edhe për shkak se ndodhet në Ballkan. Tentativat kanë arritur deri në grusht shteti. Ballkani është një rajon më i dobët dhe goditja e shteteve ballkanike, do të thotë goditje e Europës”, vijoi ministrja.

Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.