Vetëm pak orë pas tërmetit që preku Turqinë ka reaguar edhe ministrja e Mbrotjes së Shqipërisë Olta Xhaçka. Ajo shprehet se: Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme.
Postimi i ministres Xhaçka:
Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie. Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme.