Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Xhaçka në Berlin: Reformimi i drejtësisë ka frikësuar aktorë antireformistë

09:25 / June 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhacka gjermani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Gjermani, ku është pritur nga homologia gjermane Ursula von derLeyen.

Xhaçka dhe Ursula von der Leyen u ndalën gjerësisht tek proceset integruese të vendit drejt familjes evropiane dhe mbi votën e pritur për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë.

Xhaçka informoi ministren gjermane për rëndësinë e këtij momenti jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin në tërësi. “Ndamë të njëjtin qëndrim se perspektiva evropiane e Shqipërisë është alternativa e duhur dhe se integrimi i Shqipërisë dhe i rajonit në strukturat euro-atlantike është domosdoshmëri për modernizimin dhe evropianizimin e vendeve tona por edhe domosdoshmëri për sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe rajonit si pararojë e sigurisë dhe stabilitetit të vetë Evropës”, u shpreh pas takimit ministrja e Mbrojtjes.

Duke u ndalur në zhvillimet e brendshme politike, ministrja Xhaçka njohu homologen gjermane mbi përpjekjet e vazhdueshme që po bën vendi ynë për modernizimin dhe me reformat e vështira por aq të domosdoshme, sikurse është reforma për drejtësi.

“Diskutuam edhe për situatën politike në Shqipëri, e cila vjen në një moment jo shumë të përshtatshëm, në prag të vendimit të Këshillit të Ministrave të BE, por në fund të fundit kjo vjen si pasojë e përpjekjeve tona për të modernizuar vendin duke ndërmarrë reforma të vështira, të tilla si reformimi i sistemit të drejtësisë që ka bërë bashkë shumë aktorë antireformistë të cilët kanë arsye për të qenë të frikësuar nga një sistem drejtësie i pavarur”, tha Xhaçka.

Ministrja Xhaçka shprehu bindjen e plotë se Shqipëria, falë edhe mbështetjes së vazhdueshme të aleatëve të saj sikurse është Gjermania, do të ecë përpara drejt procesit të integrimit.

“Unë besoj se Shqipëria ka bërë shumë përpara falë punës, përpjekjes, reformave në interes të vendit dhe të shqiptarëve, por edhe falë mbështetjes së miqve tanë, aleatëve si Gjermania. Jam e bindur që me ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tyre do të arrijmë të ecim përpara në procesin e integrimit në këtë udhëkryq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe të rajonit dhe do t’ia dalim t’u njohim shqiptarëve gjithë sa meritojnë dhe sa kanë bërë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane”, tha ministrja Xhaçka.

Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.