Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Xhaçka: Si do të bëhet lëvizja e qytetarëve shqiptarë në pikat hyrëse e dalëse me Greqinë

21:02 / August 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për situatën e krijuar në pikat kufitare me Greqinë , ku qytetarët shqiptarë vijojnë të qëndrojnë të bllokuar prej ditësh.

Xhaçka bën me dije se se nga data 16.08.2020 ora 06:00 deri në orën 22:00, nëpërmjet Kakavijës do lejohen të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.

Gjithashtu i bën sërish thirrje qytetarëve, që të ndërgjegjësohen për respektimin e informacionit të mësipërm, pasi me ritmet që po kryhen procedurat, shprehet Xhaçka  është e pamundur të kalojnë kufirin para hyrjes në fuqi të regjimit të ri, nga i cili na ndajnë pak orë.

Reagimi:

Njohja e informacionit të duhur për lëvizjet në pikat hyrëse e dalëse me Greqinë është thelbësore për të gjithë qytetarët që po kalojnë orë pritje në pikat kufitare. Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile, përmes efektivëve të FA po informon në vazhdimësi secilin qytetar në Kakavijë e Kapshticë se:

-Nga data 16.08.2020 ora 06:00 deri në orën 22:00, nëpërmjet Kakavijës do lejohen të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.

-Gjithashtu duhet edhe të kenë rezultuar negativë ndaj COVID-19.

-Qytetarët do të njoftohen në të gjitha format për masat e reja, edhe në terren aty ku janë në radhë.

I bëjmë sërish thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve, që të ndërgjegjësohen për respektimin e informacionit të mësipërm, pasi me ritmet që po kryhen procedurat e po kalojnë qytetarët, është e pamundur të kalojnë kufirin para hyrjes në fuqi të regjimit të ri, nga i cili na ndajnë pak orë.

Olta Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.