Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Xhafa kritikon SPAK dhe BKH: Janë njerëzit më të paguar në vend! Riktheni drejtësinë

10:04 / November 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhafa 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si një nga arkitektët e reformës në drejtësi, ish ministri Fatmir Xhafaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj strukturave të reja si SPAK e BKH. Ai thotë se ata e kanë besimin dhe duhet të rikthejnë drejtësinë në këtë vend.

“Projekt ligji i buxhetit është kompetencë ekskluzive e qeverisë por vendimmarrja e Kuvendit duhet të jetë kryesore për përfshirjen në debat dhe jo në sherrnaja të politikës. Në finale të ardhurat e buxhetit janë kontribut i taksave të qytetarëve ndaj dueht konsultuar me ta. Ky process vijon të bëhet në një rreth të mbyllur pa një përfshirje të gjërë të ekspertëve ndaj nuk e kemi kulturën e taksave. Përsëri informalitetit është shqetësues. Masa klienteliste dhe favorizuese për biznese të caktuara.

Padyshim shqetësimi kryesor i qeverisë duhet të mbetet nevoja për masa të të forta për sigurimin e të ardhurave, duhen ndaluar cdo masë që prek sektorin public, qofshin këto PPP apo koncensione. Duhet të ngrihen strukturat speciale që vlerësojnë koncesionet dhe prokurimet publike. Cdo masë pozitieve do të rriste ndjeshëm konkurrencën dhe do të siguronte më shumë cilësi në përmbushjen e detyrave kontraktuale. Projektbuxheti për SPAK dhe BKH është lajm I mirë, të shpresojmë që të kemi rezultate më të mira. Dua të theksoj se buxheti për drejtësinë nuk mund të jetë i njëjtë me institucione të tjera. E papranueshme që kur ka kaluar më shumë se 2 vite nga krijimi i SPAK sot flitet ende për mungesë zyrash.

Nuk ka pasur asnjë angazhim për mbështetjen e shkollës së magjistraturës, për numrin e ulët të studentëve, përgjigjia e marrë është që do të rishikohet më tej. Nuk e kuptoj dot sesi për 30 oficerë të policisë gjyqësore u duhet të presin 3 vite. Kjo është një qasje e papranueshme. Përgjegjshmëria e institucionit në administrimin e tij, duhet të ndryshojë politikëbërja e tyre me anë të mekanizmit 3 palësh: qeveri-kuvend-drejtësi.

Prokurorët dhe të tjerët duhet ta kuptojnë më mirë rëndësinë e pozicionit dhe përgjegjësinë që kanë ndaj qytetarëve të këtij vendi.
Janë njerëzit më të paguar në këtë vend. Nuk janë dhuratë e askujt, janë para dhe investime nga taksat e qytetarëve të këtij vendi me shpresën për më shumë përgjegjshmëri dhe transparencë në luftën kundër krimit. Besimi dhe mbështetjen e keni dhe tani është koha të justifikoni besimin që keni marrë nga qytetarët. Kjo është koha për të rikthyer drejtësinë”, tha Xhafaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Këshilli i Tiranës jep pëlqimin për “Territorialen”, Zeneli: Relacioni s’është vendimmarrës. Zhulali: Kjo s’është lojë me harta…

19:26 / September 29, 2026

Në Union pa votë politike/ Propozimi për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Hiqet veto bllokuese

13:24 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.