Tirana është një ndër qarqet që vijon akoma me numërimin e votave për kandidatë.
Deri tani, në qarkun e Tiranës janë numëruar 782 qendra votimi nga 1243 që janë gjithsej.
Sipas votave të marra, listën e kandidatëve të Partisë Socialiste e kryeson ministrja e Infrastrukturës Belindja Balluku.
Surpriza e votave për kandidatët e PS në Tiranë, përveç 18 emrave të listuar, dy nga kandidatët që kanë thyer herësin dhe do të jenë pjesë e Parlamentit janë Fatmir Xhafaj me 10972 vota dhe Ornaldo Rakipi 10424 vota.
Ndërkaq, deri tani rrezikojnë të mbeten jashtë Parlamentit Pandeli Majo, i cili është i 19 në listë dhe aktualisht ka 4360 vota, dhe Mimi Kodheli, që ndodhet e 21 në listë dhe ka arritur të marrë vetëm 2727 vota.
Deri tani kanë përfunduar me numërimin e votave për kandidatët 5 qarqe: Shkodra, Kukësi, Dibra, Korça dhe Gjirokastra.
Lista e PS për Tiranën
Luljeta Bozo 3597 vota
Najada çomo 982 vota
Ervin Bushati 1675 vota
Ogerta Manastirliu 5107 vota
Arben Ahmetaj 5594 vota
Ulsi Manja 4768 vota
Etilda Gjonaj 4037 vota
Arben Pëllumbi 2177 vota
Elisa Spiropali 6361 vota
Belinda Balluku 11693 vota
Toni Gogu 1871 vota
Etjen Xhafaj 8044 vota
Ermonela Valikaj 1419 vota
Xhemal Qefalia 4430 vota
Fidel Ylli 1029 vota
Klotilda Bushka 2427 vota
Alqi Bllako 6350 vota
Eduard Shalsi 1641 vota.
