Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Xhafaj: PS do të marrë shumicën e bashkive, Veliaj do fitojë mandatin e tretë

22:55 / May 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhafa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka shprehur bindjen se mazhoranca do të fitojë pjesën më të madhe të bashkive këtë të dielë.

Në një intervistë për Vizion Plus, Xhafaj ka deklaruar se qytetarët e Tiranës do t’i besojnë një mandat të tretë Erion Veliaj, e këtë ai e lidh me punët që janë bërë gjatë këtyre viteve dhe ndryshimin që ka pësuar kryeqyteti.

“PS ka pritshmëri të lartë në këto zgjedhje për të fituar shumicën dërrmuese. Kjo është e qartë se si e kemi qeverisur pushtetin vendor, dhe lidhet edhe me angazhimin e strukturave për ta përgatitur këtë proçes elektoral. Unë do ftoja qytetarët të marrin pjesë masivisht në 14 maj të votojnë kandidatët e PS, për të ardhmen e tyre dhe vazhdimësinë e projekteve.

Votat për Erion Veliajn, për PS në këshillin bashkiak është votë ndëshkuese një pjesë të opozitës që nuk ofron asnjë gjë të re, por mungesën e shpresës dhe besimit dhe një marrëdhënie jo të shëndetshme me partnerët ndërkombëtarë.

Puna dhe rezultatet flasin vetë dhe ky është çelësi për të pasur një votë të qëndrueshme në 14 maj. Është edhe angazhimi i strukturave hde të gjithë atyre që duan të votojnë Erionin si kryetar të bashkisë. Është e nevojshme të kemi këtë mazhorancë në këshillin bashkiak për tu dhënë jetë projekteve të projektuara”.

Xhafaj më tej tha se kjo është fushata më e qetë që ka pasur ndonjëherë, e për këtë meritat ja atribuon PS-së. Ai shpreson që e njëjta situatë të jetë edhe ditën e zgjedhjeve, e më pas gjatë proçesit të numërimit.

“Në vlerësimin tim, ky është një ndër proçceset më të qeta elektorale.

Ka kandidatë, ka konkurrentë e alternativa, por ajo që është e rëndësishme, në territor unë konstatoj një marrëdhënie të qetë mes përkrahsve të forcave politike e uroj që kjo të jetë edhe ditën e votomit dhe numërimit, e ne të demostrojmë rezultate të larta.

Është meritë e PS sepse e ka orientuar fushatën në një komunikim të qetë, por besoj se është edhe meritë e demokratëve që po shfaqin po të njëjtin qëndrim në aktivitetin politik përkatës”.

Fatmir Xhafa PS veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.