Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Xhaferaj i përgjigjet Ramës nga Kuvendi: Pse opozita do të vijë shumë shpejt në pushtet

15:39 / June 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1717675515xferdinand xhaferri 987
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferaj theksoi sot në Kuvend se korrupsioni është kthyer në një problem madhor për vendin, i cili do të marrë fund vetëm me largimin e qeverisë.

Duke iu përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama se opozita nuk shkonte në komisionin anti-korrupsion në Kuvend pasi besonte edhe vetë se nuk do të vinte në pushtet, Xhaferaj u përgjigj se opozita në fakt mendon se qeveria është problemi në lidhje me korrupsionin dhe jo zgjidhja.

“Para se të mbyll fjalën nuk mund të rrija pa komentuar një shprehje të kryeministrit dje, se opozita nuk shkon në komisionin antikorrupsion se nuk e beson se mund të vijë në pushtet.

Ne nuk shkojmë në Komisionin Anti-korrupsion, ku edhe qeveria është pjesë, sepse qartësisht mendojmë se qeveria është problemi kryesor i korrupsionit në vend dhe për pasojë nuk mund të jetë edhe zgjidhja.

Lidhur me faktin se ne si opozitë as vetë ne nuk e besojmë që do të vijmë në pushtet, ne i themi kryeministrit se është e vërtetë që opozita po has shumë vështirësi për t’u rritur.

Por, dhe ky është një por i madh unë e besoj që opozita mund të dalë me sukses në zgjedhjet e ardhshme dhe pse? Sepse Shqipëria ka prekur fundin lidhur me korrupsionin”, tha Xhaferaj duke renditur ndërkohë edhe disa prej çështjeve të fundit të hetuara nga drejtësia.

Ferdinand Xhaferaj Partisë Demokratike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.