Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka dhe sulmuesi Xherdan Shaqiri, janë shprehur të bindur se përfaqësuesja helvete do të shkojë në gjysmëfinalet e Euro 2024.
“Në Europianin e zhvilluar në ‘Euro 2020’ shkuam deri në çerekfinale dhe më pas u mposhtëm me penallti. Kësaj radhe grupi i ka fituar pjekur dhe pretendojmë më lart. Ky do të jetë synimi ynë madhor në Gjermani, mbërritja në gjysmëfinale. Të jesh kapiteni i Zvicrës dhe te drejtosh kombëtaren në të tilla nivele është burim krenarie. Më motivon të jap akoma më shumë. Unë vij nga një sezon i shkëlqyer në Gjermani me Leverkusen. Titulli dhe Kupa do mbetet gjatë në kujtimet e mia, kjo për faktin se si i fituam, pas asnjë humbje. Ndeshje me Hungarinë rezulton shumë e rëndësishme për vijimësinë. Kërkohet ndeshje perfekte ndaj tyre. Jemi gati për të marrë tri pikët e parë”, tha mesfushori.
Nga ana tjetër Shqairi vlerësoi ekipin, përmirësimet e bëra, por gjithashtu nuk nënvlerësoi as kundërshtarin e parë, Hungarinë me të cilët do të ndeshen në orën 15:00.
“Mendoj se kemi bërë përparim të madh nga Europiani i fundit. Përmirësimi është i ndjeshëm në shumë aspekte. Kontingjenti ynë është i paparashikueshëm dhe mund të përballojmë çdo rival. Nuk ka arsye përse të nënvlerësojmë Hungarinë. Ata kanë ardhur me meritë deri në këtë fazë. Shpresoj se do jemi në ditën tonë më të mirë”, tha Shaqiri.