Aurela Gaçe është pa dyshim një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar e më gjerë, dhe në postimet e saj ku përfshihen edhe ato familjare, gjejmë gjithmonë mesazhe frymëzuese dhe inkurajuese.
Postimi i fundit i Aurelës është ai i vogëlushes Abigail, që ka trashëguar talentin e mamit. Në video, Abi këndon këngën ‘Xhamadani vija vija’, teksa luan në kitarë dhe qëron manderina.
“O gojëëmbla ime. Kitarën e kemi në vend të çiftelisë në këtë rast. Qërojmë manderina ndërkohë”, ka shkruar Aurela krah postimit më të fundit në ‘Instagram’, duke shtuar se ky është një version i ri i këngës së njohur.
Edhe më parë Gaçe ka publikuar video të ndryshme, duke ndarë me të gjithë fansat pak nga përditshmëria me vajzat dhe që ato gëzojnë njëjtë si mami. Vajza e madhe e Aurelës, Grace ka zbuluar se ka të njëjtin pasion për stërvitjen dhe sportet ashtu si këngëtarja e njohur, pasi e shoqëron shpesh në ato ambiente.
