Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Xhelal Mziu padi në Gjykatë: Mos e njihni mandatin e Rakip Sulit

11:06 / July 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mziu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i bashkisë në ikje i Kamzës, Xhelal Mziu, ka ngritur një padi në Gjykatën e Tiranës ku kërkon mos njohjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në këtë qytet.

Mziu kërkon që mandati i Rakip Sulit të mos njihet nga Gjykata. Ndërkohë seanca për këtë padi do të mbahet në orën 12.00 ku gjyqtare do të jetë Manjola Bejleri.

Sipas padisë dhe Xhelal Mziut ai ka te drejtë të qëndrojë në detyre deri në tetor, duke u bazuar në dekretin e Metës për zgjedhjet lokale që të zhvillohen më 13 tetor. Po kështu në orën 12 në Gjykatë do të shqyrtohet edhe kërkesa e kryetarit të Ri të Kamzës të dalë nga 30 qershori, Rakip Sulit.

Nëse Mziu nuk liron zyrën pas betimit të Sulit, ai rrezikon deri ne 1 vit burg. Kryerja e funksioneve nga kryebashkiakët pas mbarimit të mandatit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 249 i Kodit Penal parashikon që vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Pra, çdo akt i përfaqësuesve të PD-LSI pas betimit të kryebashkiakëve të rinj jo vetëm është nul, por përbën edhe vepër penale.

Kujtojmë se Mziu është një nga disa kryebashkiakët e djathtë që i kanë dalë kundër Bashës.

gjykate mziu rakipi sulit xhelal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.