Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Xhelal Mziu: S’largohem nga detyra, do më mbrojnë qytetarët

15:23 / July 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhelal mziu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të zgjedhurit socialist po presin procedurat ligjore për të marrë zyrtarisht detyrën. Një tjetër betejë parashikohet mes tyre dhe opozitareve, pasi kryebashkiakët e djathtë pritet të mos largohen edhe nëse do duan t’i largojnë forcërisht.

“Unë besoj se nuk varet vetëm nga unë. Besoj se shumica e qytetarëve do të jenë barrikadë e këtij grushti shteti”, tha kryebashkiaku i Kamzës.

Xhelal Mziun e gjetëm jashtë zyrës së tij, jo se është larguar nga detyra, por për punë. Pas 30 qershorit, rotacioni në bashkinë opozitare nuk do jetë i lehtë. Në karrigen e tij siguron se nuk do të ulet socialisti Rakip Suli.

“Nuk mundet që të drejtosh një bashki ku ke marrë vetëm 6% të votave. Do ta lë zyrën kur të bëhen zgjedhje normale. Janë 27 kryetarë bashkish që janë të gatshëm që të mbrojnë Kushtetutën, ligjin”, tha ai

Betimin e 30 qershorit se do mbrojë Kamzën deri në vetëflijim nuk e përsërit më.

Tërheqja nga plani për të pamundësuar zgjedhjet me 30 qershor pa opozitën shmangu përplasjen e madhe thotë Mziu.

“Jam i sigurt që nëse do të kishte përplasje mund rë kishte edhe qindra të vdekur. Personi më i interesuar në këtë kontekst është vetëm kryeministri”, u shpreh Xhelal Mziu.

Opozita ka rënë dakord për të mos lejuar rotacionin në Bashkitë e saj, ajo njeh vetëm 13 tetorin e Presidentit, deri në atë ditë janë të bindur se Rama do të ikë. / tch


kamze Rakip SUli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.