Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Xheloz dhe kontrollues, këto shenja tregojnë se partneri juaj ka gjasa të jetë i dhunshëm me ju në të ardhmen

17:03 / October 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xheloz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonjëherë pa e kuptuar, biem pre e marrëdhënieve toksike të cilat vazhdojmë t’i zgjasim me dëshirën tonë, pa e kuptuar se po i bëjmë keq shëndetit.

Nëse jeni në një marrëdhënie jo shumë “të rehatshme” dhe druheni gjatë gjithë kohës se partneri po ju ruan apo po ju kontrollon, bëni mirë të lexoni shenjat e mëposhtme për t’i dhënë drejtim situatës sa më parë.

Nëse i dashuri yt i ka të gjitha tiparet e mëposhtme, ka gjasa të jetë i dhunshëm me ju në të ardhmen.

1.Ekstremisht xheloz dhe posesiv

Xhelozia dhe posesiviteti janë dy shenja të herëta që tregojnë se marrëdhënia mes jush nuk ka për të funksionuar si duhet. Nëse ai bëhet xheloz për këdo që qëndron pranë jush dhe ju kontrollon se cilin keni pranë, ky është një flamur i kuq për marrëdhënien!

2.Kontrollon veshjet dhe veprimet e tua

Nëse i dashuri të tregon si të vishesh dhe të kufizon edhe për rrobat që ti pëlqen, nuk je aspak në drejtimin e duhur! Gjithashtu edhe nëse veprimet e tua varet nga personi që ti je në një lidhje dhe ti nuk je e lirë të veprosh me vullnetin tënd, me shumë mundësi parrneri do të bëhet më agresiv në të ardhmen.

3. Të kontrollon telefonin, mesazhet dhe rrjetet sociale

Nëse i dashuri yt ka në dorë gjithçka tënden dhe të prish privatësinë edhe nëse ti nuk ia lejon, kjo është një shenjë se duhet të ndahesh sa më parë! Askush nuk ka pse të futet në hapësirat e tua personale dhe t’i kontrollojë ato si të ishin të tijat!

4. Mizor me kafshët, fëmijët, apo anëtarët e tjerë të familjes

Nëse partneri yt sillet mirë me ty, por s’të pëlqejnë aspak sjelljet e tij me familjarët, fëmijët e vegjël apo edhe me kafshët, me gjasa ashtu do të sillet me ty edhe në të ardhmen.

5. Ju izolojnë nga familja dhe miqtë

Nëse partneri po ju thotë se po kaloni shumë kohë me familjen apo me miqtë tuaj, kjo nuk është një shenjë aspak e mirë. Ai pretendon që ju të shpenzoni më shumë kohë për marrëdhënien dhe t’i dedikoheni më shumë atij. Kjo është një mënyrë e qartë se ai po përpiqet t’ju kontrollojë duke ju larguar nga personat tuaj të afërt.

Tani që i lexuat këto shenja, dini si të veproni!

i dhunshëm kontrollues tirananews.al Xheloz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.