Deputetët e Qarkut të Dibrës, Almira Xhembulla, Xhemal Gjunkshi dhe kryebashkiaku Muharem Rama kanë debatuar sot pasdite mes tyre në fb për situatën dimërore në këtë rreth.
Postimi i plotë i Xhembullës:
Borë në Dibër, asgjë e jashtëzakonshme.
Në Dibër njerëzit i
përgatiten dimrit, marrin dru e kujdesen që të kenë ushqim per vete e për
bagëtinë. Dimrat janë të vështirë te ne dhe ne jemi të mësuar me këto
vështirësi. Kam dy ditë që shoqëroj kryetarin e bashkisë dhe stafin e
emergjencave në monitorimin dhe koordinimin e punës për hapjen e rrugëve.
Djemtë e fadromave dhe borë-pastruesve duke vën edhe jetën në rrezik po
vazhdojnë punën edhe në keto orë diku në një nga rrugët e Dibrës. Të
palodhur, ata po i rrin punës te koka nga mengjesi në darkë. Po i përgjigjen në
kohë kërkesave të qytetarëve në gjithë territorin ku përfshihen 15 njësi
administrative me 141 fshatra. Një nga bashkitë me shtrirje më të madhe dhe me
zona të thella dhe gati-gati të izoluara edhe në kushte atmosferike
normale.
Dikush që ka kohë pa parë borë e që i ka harruar me vakt dimrat dhe
vështirësitë e saj ka dal në kërkim të aventurës, se ka edhe makina të mira për
fat.
Ne jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma rrugë të pa hapura, po jam e bindur që po
bëhet maksimumi që akset kryesore dhe rrugët lidhëse më të rëndësishme të jenë
të lira. Dimra ka cdo vit, herë më të lehtë e herë më të vështirë dhe ne cdo
vit kemi vështirësi po mos e bëni pis borën e bardhë me lajme të rreme e të
ekzagjeruara. E rëndësishme është të kemi drita, ujë dhe shërbime shëndetësore.
Mos të kemi aksidente, të sëmurë rëndë apo përkeqësim të motit. Ju kërkoj
kompanive të kontraktuara, stafit të bashkisë dhe administratorëve të vazhdojnë
punën me intensitet dhe të jenë në shërbim të qytetarëve ashtu si deri tani. Të
hapen rrugët që fëmijët të vazhdojnë shkollën dhe fermerët të çojnë qumështin
apo qytetarët të furnizohen me ushqime. Sa më shumë solidaritet e bashkëpunim
ashtu si cdo herë në ditë të vështira! Punë të mbarë e me krahë të lehta kush
është akoma duke punuar dhe uroj ditë më të ngrohta e më të qeta për qytetarët
dibran!
Deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi shkruan në fb se: “Fadroma e klientëve të Bashkisë ka hyrë dhe ka hapur vetëm disa dhjetra metra dhe është kthyer. E njëjtë edhe për fshatin Dipjakë ku ka kaluar dhe është kthyer në mes ,por rruga është sërish e pakalueshme. Ndërsa në fshatrat e tjera nuk ka shkuar fare. Një kafe me ta duke dëgjuar hallet dhe problematikat me të cilat përballen ato këto ditë izolimi. Banorët e fshatit Shumbat organizohen të gjithë dhe hapin me lopata 3 km rrugë për të nxjerrë mjetet nga fshati pasi siç thonë vetë kanë pasur disa raste me të sëmurë. Edhe pse raportohet se është hapur , banorët tregojnë se fadroma është futur disa dhjetra metra dhe është kthyer. Ne pamë nga afër banorët duke shtyrë furgonin për ta nxjerrë në rrugën nacionale”.
Sakaq kryetari i Bashkisë Dibër, Muharem Rama shkruan: “Edhe sot vazhdon angazhimi maksimal i Bashkisë Dibër me mjetet e saj dhe firmat kontraktore, për hapjen e të gjitha rrugëve në Njësitë Administrative të saj, deri në rrugën më të thellë. 80% e rrugëve të Bashkisë Dibër janë të kalueshme falë një pune të palodhur e që vazhdon me të njëjtin intensitet. Gjatë këtyre ditëve nga puna me mjetet në terren janë hapur dhe bërë të kalueshme totalisht rrugët e këtyre njësive: Peshkopi, Maqëllarë, Melan, Kastriot, Tomin, Lurë. Sot janë bërë të kalueshme nga ndërhyrjet këto rrugë: rruga e fshatit turistik Radomirë në NjA Kala e Dodës, rruga e fshatit Begjunec në NjA Melan, dhe rruga te varrezat në NjA Peshkopi. Aktualisht, 8 fadroma dhe 2 borëpastruese vazhdojnë punën intensive në njësitë administrative Arras, Selishtë, Kala e Dodës, Sllovë, Luzni për hapjen e rrugëve të tjera. Edhe pse ditë pushimi i gjithë stafi i institucionit është i angazhuar për menaxhimin me sukses të situatës së krijuar nga reshjet e dëborës ditët e fundit. Angazhimi ynë padyshim që mbetet shërbimi ndaj çdo qytetari me të gjitha burimet tona njërëzore dhe mjetet e duhura”.