Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Xhembulla, Gjunkshi e Rama debatojnë për situatën dimërore në Dibër

21:13 / January 12, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Peshkopia dimer....
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët e Qarkut të Dibrës, Almira Xhembulla, Xhemal Gjunkshi dhe kryebashkiaku Muharem Rama kanë debatuar sot pasdite mes tyre në fb për situatën dimërore në këtë rreth.

Postimi i plotë i Xhembullës:

Borë në Dibër, asgjë e jashtëzakonshme.

Në Dibër njerëzit i përgatiten dimrit, marrin dru e kujdesen që të kenë ushqim per vete e për bagëtinë. Dimrat janë të vështirë te ne dhe ne jemi të mësuar me këto vështirësi. Kam dy ditë që shoqëroj kryetarin e bashkisë dhe stafin e emergjencave në monitorimin dhe koordinimin e punës për hapjen e rrugëve. Djemtë e fadromave dhe borë-pastruesve duke vën edhe jetën në rrezik po vazhdojnë punën edhe në keto orë diku në një nga rrugët e Dibrës. Të palodhur, ata po i rrin punës te koka nga mengjesi në darkë. Po i përgjigjen në kohë kërkesave të qytetarëve në gjithë territorin ku përfshihen 15 njësi administrative me 141 fshatra. Një nga bashkitë me shtrirje më të madhe dhe me zona të thella dhe gati-gati të izoluara edhe në kushte atmosferike normale. 
Dikush që ka kohë pa parë borë e që i ka harruar me vakt dimrat dhe vështirësitë e saj ka dal në kërkim të aventurës, se ka edhe makina të mira për fat.
Ne jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma rrugë të pa hapura, po jam e bindur që po bëhet maksimumi që akset kryesore dhe rrugët lidhëse më të rëndësishme të jenë të lira. Dimra ka cdo vit, herë më të lehtë e herë më të vështirë dhe ne cdo vit kemi vështirësi po mos e bëni pis borën e bardhë me lajme të rreme e të ekzagjeruara. E rëndësishme është të kemi drita, ujë dhe shërbime shëndetësore. Mos të kemi aksidente, të sëmurë rëndë apo përkeqësim të motit. Ju kërkoj kompanive të kontraktuara, stafit të bashkisë dhe administratorëve të vazhdojnë punën me intensitet dhe të jenë në shërbim të qytetarëve ashtu si deri tani. Të hapen rrugët që fëmijët të vazhdojnë shkollën dhe fermerët të çojnë qumështin apo qytetarët të furnizohen me ushqime. Sa më shumë solidaritet e bashkëpunim ashtu si cdo herë në ditë të vështira! Punë të mbarë e me krahë të lehta kush është akoma duke punuar dhe uroj ditë më të ngrohta e më të qeta për qytetarët dibran!

Deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi shkruan në fb se: “Fadroma e klientëve të Bashkisë ka hyrë dhe ka hapur vetëm disa dhjetra metra dhe është kthyer. E njëjtë edhe për fshatin Dipjakë ku ka kaluar dhe është kthyer në mes ,por rruga është sërish e pakalueshme. Ndërsa në fshatrat e tjera nuk ka shkuar fare. Një kafe me ta duke dëgjuar hallet dhe problematikat me të cilat përballen ato këto ditë izolimi. Banorët e fshatit Shumbat organizohen të gjithë dhe hapin me lopata 3 km rrugë për të nxjerrë mjetet nga fshati pasi siç thonë vetë kanë pasur disa raste me të sëmurë. Edhe pse raportohet se është hapur , banorët tregojnë se fadroma është futur disa dhjetra metra dhe është kthyer. Ne pamë nga afër banorët duke shtyrë furgonin për ta nxjerrë në rrugën nacionale”.

Sakaq kryetari i Bashkisë Dibër, Muharem Rama shkruan: “Edhe sot vazhdon angazhimi maksimal i Bashkisë Dibër me mjetet e saj dhe firmat kontraktore, për hapjen e të gjitha rrugëve në Njësitë Administrative të saj, deri në rrugën më të thellë.  80% e rrugëve të Bashkisë Dibër janë të kalueshme falë një pune të palodhur e që vazhdon me të njëjtin intensitet. Gjatë këtyre ditëve nga puna me mjetet në terren janë hapur dhe bërë të kalueshme totalisht rrugët e këtyre njësive: Peshkopi, Maqëllarë, Melan, Kastriot, Tomin, Lurë. Sot janë bërë të kalueshme nga ndërhyrjet këto rrugë: rruga e fshatit turistik Radomirë në NjA Kala e Dodës, rruga e fshatit Begjunec në NjA Melan, dhe rruga te varrezat në NjA Peshkopi. Aktualisht, 8 fadroma dhe 2 borëpastruese vazhdojnë punën intensive në njësitë administrative Arras, Selishtë, Kala e Dodës, Sllovë, Luzni për hapjen e rrugëve të tjera. Edhe pse ditë pushimi i gjithë stafi i institucionit është i angazhuar për menaxhimin me sukses të situatës së krijuar nga reshjet e dëborës ditët e fundit. Angazhimi ynë padyshim që mbetet shërbimi ndaj çdo qytetari me të gjitha burimet tona njërëzore dhe mjetet e duhura”.

gjunkshi Rama situata xhembulla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.