Xhemi Shehu, moderatorja e njohur e Portokallisë feston sot ditëlindjen dhe orën 12.00 të natës e ka pritur me mikeshën e saj më të ngushtë Arbana Osmanin.
Ajo ka falenderuar në një foto të publikuar në Instagram nga Arbana të gjithë ata që e kanë uruar, por ndërkohë zbulon dhe moshën.
Mendoni se Xhemi mbush 30 vjeç? E keni gabim. Ajo sot feston 37-vjetorin e lindjes dhe është nënë e dy fëmijëve.
Prej 9 vitesh e martuar me bashkëshortin e saj, Xhemi ka preferuar gjithmonë të mos ekspozojë shumë familjen dhe janë shumë të rralla fotot, kryesisht me dy djemtë e saj.

