Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Xheni Karaj i përgjigjet Evi Kokalarit: Je një grua e ligë, unë s’dal në protesta për para

19:52 / July 24, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1650738337 XheniKaraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktivistja konservatore Evi Kokalari dhe aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBTQ+, Xheni Karaj kanë një përplasje virtuale, kjo pas protestës të zhvilluar një ditë më parë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të Palestinës.

Evi Kokalari ka reaguar me tone të ashpra ndaj pjesëmarrjes së Karajt në protestë, duke e quajtur një “idiotllëk të financuar nga Soros dhe e majta ndërkombëtare”, ndërsa ka përfshirë në kritikat e saj edhe aktivisten e njohur suedeze Greta Thunberg.

Xheni Karaj e cilëson deklaratën e Kokalarit si plot urrejtje dhe paragjykim, duke theksuar se gratë si Kokalari janë rritur me “thërrimet e pushtetit patriarkal”, dhe nuk arrijnë të kapërcejnë “mediokritetin e qenies së tyre”.

Letra e plotë

E dashur Evi, gratë si ti që janë mësuar të jetojnë me thërrimet që pushteti i burrave “konservatorë” dhe patriarkal ju hedh në tavolinë si lëmoshë, duke ju dhënë vetëm iluzionin se jeni të barabarta me ta nuk e tejkalojnë dot mediokritetin e qenies së tyre.

Kur bëhet fjalë për dhunimin dhe vdekjen e mijëra fëmijëve, grave e burrave të pafajshëm, ju heshtni, ose edhe më keq, lehni pas tastierës për të sharë e për të diskredituar ata që ngrihen për ti thënë jo vrasjes dhe vdekjes. Ironia është se ti, e cila pretendon se po mbron “themelin e kombit” duke sulmuar një grua që mbron të drejtat e njeriut, në fakt po mbron vetëm privilegjet e atyre që historikisht na kanë mohuar historikisht ne grave çdo të drejtë, çdo vend, çdo zë.

Ti zgjedh të shpërfillësh faktin që unë dhe shumë të tjerë dalim në rrugë jo për t’u pasuruar nga “fondet e Davosit” apo “Soros”, por sepse besojmë se çdo jetë ka vlerë dhe se dhuna nuk justifikohet kurrë. Kur përmend me lehtësi dhe ligësi të frikshme se do të më blesh një biletë për në Gaza, vetëm për të përmbushur fantazinë tënde perverse ku mua më hedhin nga tarraca e një pallati sepse jam lesbike, ti nuk po më ofendon mua.

Ti në fakt po zbulon më shumë skëterrën që ke brënda vetes tënde, të cilën e ke mësuar nga pushtetet e burrave që adhuron. Mos u shqetëso për mua Evkë. Unë do të vazhdoj të jem këtu. Do të vazhdoj të flas për të drejtat e grave, për të drejtat e fëmijëve, për të drejtat e njerëzve që shtypen nga të gjitha regjimet.

Do të vazhdoj të luftoj për një botë ku asnjë grua të mos dhunohet, heshtë e të përkulë kokën përballë urrejtjes. E ti, e dashur Evi, nëse një ditë vendos të lësh mënjanë thërrimet dhe të ngresh kokën, ne do të jemi këtu. Deri atëherë, vazhdo vill vrer e ushqehu me fantazi perverse sepse ne të tjerët do të vazhdojmë të bëjmë punën që duhet bërë për të krijuar një botë më të drejtë.

Evi Kokalari Protesta sherr Xheni Karaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.