Shumë prej atyre që kanë ditëlindjen në këto ditë sigurisht që festa ka qenë brenda katër mureve të shtëpisë për shkak të situatës që po kalojmë. Kështu ka ndodhur dhe për këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
Mbase nuk ka pritur ndonjë suprizë të veçantë nisur nga fakti se familja është në izolim, por ja që Besi nuk ka harruar teksa e ka zgjuar bashkëshorten plot surpriza.
Tullumbace, lule dhe Ajka e vogël e kanë bërë këtë ditë mjaft të bukur për Xhensilën. Ajo ka zbuluar pamjet nga ambientet e shtëpisë së zbukuruar me rastin e ditëlindjes. Me siguri prania e Besit dhe e Ajkës është e mjaftueshme për këtë ditëlindje të 27-të të saj.


