Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Xhensila Pine e propozuar nga PD, më paragjykon”, KPK rrëzon kërkesën e bashkëshortes së Denar Bibës lidhur me trupën e vettingut

18:45 / October 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elona kane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana ka pësuar humbjen e parë në ballafaqimin e saj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Një javë më parë, Kana paraqiti një kërkesë për  përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine nga gjykimi i dosjes dhe figurës së saj gjatë procesit të vettingut.  

Duke e konsideruar relatoren të njëanshme në atë që ajo e quajti “ulje radikale të të ardhurave dhe rritje të pajustifikuar të shpenzimeve”, Kana ngriti dyshime për ndikim politik të relatores në qëndrimin ndaj saj.

“Vlerësoj se relatorja është propozuar dhe zgjedhur nga Partia Demokratike dhe se më cënohet integriteti. Kjo për shkak të qëndrimit të bashkëshortit tim në zgjedhjet e 30 qershorit. Pretendoj se qëndrimi i relatores është haptazi subjektiv,” deklaroi këshilltarja e Gjykatës së Lartë në seancë.
Por burime për tirananews.al bëjnë me dije se tre gjyqtarët e kërkesës së saj Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Lulëzim Hamitaj mendojnë se nuk ka asnjë provë se relatorja Xhensila Pine do të paragjykonte dosjen e këshilltares së Gjykatës së Larë, Elona Kana.

Pretendimi i subjektit të rivlerësimit për ndikim politik në qëndrimet e relatores Pine lidhej me funksionin e bashkëshortit të saj, Z.Denar Biba si nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kana e mbështeti kërkesën e saj për përjashtimin e Pines edhe me ndjesinë e saj se nuk ishin marrë parasysh provat dhe dokumentet e dorëzuara në lidhje me udhëtimet e punës si dhe të ardhurat e saj.

Subjekti e falënderoi KPK-në për afatin e gjatë që i kishte lënë në dispozicion për të dorëzur provat, por shtoi se konsideronte se qëndrimi i Komisionit duhej të kishte ndryshuar.

“Nuk mund të vazhdojë gjykimi, nëse më parë nuk jam njohur me qëndrimin e KPK-së pas dorëzimit të provave dhe dokumenteve të reja, pasi nuk mund të bëj një mbrojtje efektive,” pretendoi ajo.

Elona Kana ka punuar si këshilltare në Gjykatën e Lartë në vitet 2004-2006 dhe pas një shkëputje 6-vjeçare vazhdon të mbajë të njëjtin pozicion prej vitit 2012. Ajo ndjek njëkohësisht edhe studimet në Shkollën e Magjistraturës. /tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë përhapjen në zona të tjera

16:40 / August 4, 2026

Dy shqiptarë të RMV, non grata në Shqipëri – Frrok Çupi: VV e “Vlen” nxisin përçarje. Protesta? Qytetarët janë mashtruar

15:37 / August 4, 2026

U shpall non grata, Valon Bela: Vendim i marrë në sinkron nga Rama dhe Vuçiç

14:58 / August 4, 2026

“Altin Dumani i paditur për shpifje”, SPAK konfirmon lajmin e mediave italiane

14:40 / August 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.