Lidhja e Xherdan Shaqirit dhe Dhurata Ahmetajt tërhoqi vëmendjen e mediave shqiptare kur në fillim të këtij muaji dyshja u raportua se kishin nisur një histori rozë.
Por duket se ky lajm shpejt u shndërrua në kryeartikull edhe ne mediet angleze, ku shqiptari luan dhe jeton. “Xherdan Shaqiri ka gjetur një shpërqëndrim nga ndjekja e titullit të ndalur të Liverpoolit, duke u takuar këto ditë me një yll të pop-it kosovar”.
Kështu e nisi shkrimin e përditshmja britanike ‘The Sun’.
Bukuroshja është një yll i muzikës pop dhe njihet si një ndër vajzat më të njohura në rrjetet sociale. Por nga raportimet e mediave shqiptare, duket se dhe kjo lidhje ka përfunduar. Dhurata ka nisur pushimet vetëm pak ditë më parë pas postimeve të hedhura. Vendin ajo ka preferuar ta mbajë të fshehtë, por në Instagram ajo ka postuar video dhe foto nga këto ditë buzë detit.
Ndërkaq ylli i Liverpul është ende ne Angli, ku vetëm pak ditë më parë festoi titullin kampion.
