Të gjithë e mbajmë mend telenovelën “Fate të kryqëzuara” dhe një nga protagonistët, Xhihanin.
Epo aktori Erkan Petekkaya, do të vizitojë Kosovën ku është mjaft i njohur këtej dhe andej kufirit për rolin e ‘Xhihanit’ nē serialin “Fate të kryqëzuara”.
Ai do të jetë i ftuar special në një emision të njohur në Prishtinë “Qefi më i madh se Stambolli” që do të transmetohet në Klan Kosova. Sipas “Prive” ai do të qëndrojë në Prishtinë për promovimin e emisionit në fjalë, ndonëse nuk dihet se sa ditë do të zgjasë vizita e tij.
Erjan Petekkaya është aktor turk i njohur për disa role edhe në telenovelat që transmetohen në Shqipëri e Kosovë.
