Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Xhixho me të zeza për vr@sjen e 14-vjeçarit, fjalim në Kuvend

14:01 / November 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e veshur me të zeza në Kuvend, tha se Martin Canin e kemi vrarë të gjithë, me sistemin që kemi ngritur, me shkollën që nuk mëson dhe edukon, me modelet që ofrohen.

“Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra dje nga thika e bashkëmoshatarit të tij, sot janë në zi. Kobi e ka mbuluar shtëpinë e tyre, e ne të gjithëve në fakt duhet të na mbulojë turpi. Mirëpo ne nuk kemi turp. Sepse po të kishim sado pak turp nuk do të ishim këtu në këtë sallë turpi, por do të ishim e duhej të ishim në fakt atje në atë anë të rrugës pranë shkollës “Fan Noli” ku 14-vjeçarët në vend të librave, kishin në duar thika dhe vranë Martinin e vogël e thanë shpirtin e prindërve të tij.

Ne nuk kemi turp, sepse ne jemi deputetë e ministra. Jemi këtu për të folur dhe jo për të ndjerë. Pothuaj të gjithë jemi prindër. Mendoni për një moment si prindër dhe se çfarë do të bënte secili prej nesh, nëse ajo që ju ngjau prindërve të Martin Canit do të na kishte ngjarë neve?! Mirëpo fatkeqët në këtë rast nuk jemi ne, janë prindërit e Martinit të gjorë, të cilin nuk e vrau vetëm thika e bashkëmoshatarit të vet. Atë e kemi vrarë të gjithë ne. E kemi vrarë me sistemin që kemi ngritur dhe me statistikat pas të cilave fshihemi e me të cilat mburremi. E kemi vrarë me shkollën që nuk mëson dhe që nuk edukon. E kemi vrarë me modelet që ofrojmë e me të cilat mburremi.

Komuniteti, policimi, perimetri i sigurisë, marrëveshje mes ministrave, siguria në shkolla, siguria në rrugë, rendi publik e plot fraza e sllogane si këto sot janë të pavlera. Ne flasim për projekt buxhetin. Ndërsa 14-vjeçari Martin Cani akuzon. Ai sot na ka bërë të gjithëve të pavlerë. Unë më parë se të jem deputete a politikane, jam nënë. Dhe si nënë nuk kam fuqi të flas. Ju nëse keni fuqi vazhdoni e flisni për arritjet tuaja, vazhdoni e flisni për projekt buxhetin. Për prindërit e Martin Canit sot është ditë zie. Për ne është ditë turpi. Ju vazhdoni e flisni për projekt buxhetin. Martini 14-vjeçar akuzon”, tha Xhixho.

14-vjeçar erisa xhixho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

08:02 / September 3, 2026

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.