Romanin më të çmendur të historisë së Letërsisë, “Zgjimi i Fineganëve”, Xhejms Xhojsi e ka shkruar në copa të mëdha kartoni me një laps të madh blu. Ato u hodhën më pas në një bllok të madh të lidhur, që u quajt dhe dorëshkrimi i tij.
Kjo, sepse shkrimtari gjigand i romanit modern, e kishte zakon që shkruante
shtrirë në shpinë, duke vendosur kartonin mbi bark, bile mbështjellë në çdo
kohë me një pelerinë të madhe të bardhë. Në këtë mënyrë dhe pozicion – thonë
biografët e tij – ai ka shkruar pjesën më të madhe të veprave, sidomos në dy
dekadat e fundit të jetës. Xhojsi, veç talentit të padiskutueshëm, ka
manifestuar gjithmonë një tip kontraversal, që e arriti kulmin gjatë viteve kur
ai shoqërohej në Paris me Heminguejin. I cili, përveçse inkurajues, bëhej
shpesh edhe mbrojtës i kolegut të tij nga grushtet e të tjerëve, kur irlandezi
shëndetlig provokonte sherre të panumërta në lokalet e natës të kryeqytetit
francez, mbushur me alkool dhe shfrenime.
Brilant është dhe postulati i tij u njohur, thënë një botuesi të huaj, kur ky i
fundit i refuzoi botimin e veprave në vendin e tij : – Si të doni, zotëri.. Me
këtë veprim, ju thjeshtë po vononi ardhjen e qytetërimit në vendin tuaj