Presidenti kinez Xi Jiping ka mbledhur urgjentisht qeverinë pavarësisht se vendi është me pushime për vitin e ri kinez, për të paralajmëruar se koronavirusi po përhapet me shpejtësi.
Vendi po përballet me një “situatë të rëndë” u ka thënë ai zyrtarëve sipas televizionit shtetëror kinez.
Deri tani koronavirusi ka vrarë të paktën 41 persona dhe ka infektuar mijëra të tjerë që kur u zbulua në qytetin e Wuhan.
Ndërkohë Kina do të ndërtojë një spital të dytë në këtë qytet në më pak se dy javë për të pritur rreth 1300 pacientë të prekur dhe ky është ndërtimi i dytë i shpejtë i Kinës pasi një spital tjetër ka nisur.
Ndërkaq Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë të ditur se nesër do të tërheqin diplomatët amerikanë që ndodhen në zonën e Wuhan.
Lexo edhe- Çfarë është koronavirusi
