Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

“YardBarker”: Shqipëria mes destinacioneve më mahnitëse në Ballkan

10:23 / March 14, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9466
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendet e Ballkanit fshehin një thesar të vërtetë evropian.  Ky rajon ofron histori të pasur, kultura të ndryshme dhe peizazhe mahnitëse që lënë pa frymë çdo vizitor. 

Përveç bukurive natyrore dhe trashëgimisë historike, këtu do të gjeni edhe njerëz të ngrohtë dhe mikpritës, gatime unike që lidhen me tradita shekullore dhe pije që do t’ju mbeten në kujtesë. 

Nga kryeqytetet e gjalla te plazhet dhe liqenet magjepsëse, çdo vend ka diçka të veçantë për të ofruar. 

Revista amerikane e udhëtimeve “YardBarker” rekomandon 20 destinacione të jashtëzakonshme për t’u vizituar në Ballkan, secila me historinë, kulturën dhe bukurinë e vet unike!

Ballkani ofron aventura të papërsëritshme dhe eksperienca unike për çdo vizitor. Nga kryeqytetet historike te plazhet dhe liqenet magjepsëse, ky rajon është një thesar që pret të zbulohet.

Tirana, Shqipëri

Tirana është ndoshta kryeqyteti më eksentrik dhe unik i Ballkanit.

Arkitektura italiane e periudhës së Musolinit ndërthuret me blloqet komuniste dhe mbetjet historike të epokave të ndryshme, nga sundimi osman deri tek diktatura 50-vjeçare.

Sot, Tirana është një qytet plot jetë dhe energji. Lagjia moderne e Bllokut, dikur e rezervuar për elitën komuniste, tani është një qendër e gjallë me bare, kafene dhe dyqane moderne.

Parku i madh i qytetit ofron hapësira të gjelbërta për shëtitje, sport dhe relaksim, ndërsa monumentet dhe muzetë e shumta tregojnë historinë e pasur të qytetit.

Nga shëtitjet nëpër rrugët e gjera, tek kafenetë buzë bulevardit dhe artet urbane që dekorojnë muret e qytetit, Tirana është një kombinim i rrallë i të shkuarës dhe të tashmes, që magjeps çdo vizitor.

Sarandë, Shqipëri

Saranda është kryeqyteti jozyrtar i “Rivierës Shqiptare” dhe duket si një botë krejt tjetër nga pjesa tjetër e Shqipërisë.

Ujërat e saj blu rivalizojnë ato të Greqisë, të cilat mund t’i shihni lehtësisht nga qyteti.

Plazhet moderne dhe baret trendy mund t’ju japin ndjesinë se ndodheni në bregdetet ekzotike të Tulumit.

Shëtitorja e mbrëmjes, me njerëzit që ecin të veshur me stil të veçantë, duket sikur është pjesë e një edicioni të “Fashion Week” (Javës së Modës) në Milano.

Përveç bukurive natyrore, Saranda ofron restorante të shkëlqyera me produkte deti dhe mundësi për aktivitete si zhytje, udhëtime me varkë dhe shëtitje buzë detit.

Berat, Shqipëri

Berati është një qytet i lashtë, i njohur për shtëpitë tradicionale osmane të bardha që formojnë qendrën historike të qytetit.

Dritaret e këtyre shtëpive duket sikur “vëzhgojnë” vizitorët ndërsa ecin në shëtitore buzë lumit, një aktivitet shumë i preferuar për vendasit në mbrëmje.

Qyteti ka gjithashtu një kishë bizantine, xhami osmane dhe një kala madhështore që ofron pamje të mrekullueshme mbi qytet dhe lumenj.

Shëtitjet në rrugicat e ngushta, tregjet tradicionale dhe kafenetë e vogla bëjnë që vizita në Berat të jetë një udhëtim pas në kohë, duke përjetuar historinë dhe kulturën autentike shqiptare.

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit është një perlë e vërtetë e Ballkanit, me një sipërfaqe prej 138 milje katrorë, i ndarë mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai njihet për bukurinë e saj të veçantë.  Bregdeti është i mbushur me vila dhe akomodime pranë liqenit, duke ofruar pamje mahnitëse dhe mundësi për relaksim.

Qyteti i vjetër me rrugicat e ngushta dhe ndërtesat karakteristike krijojnë një atmosferë historike dhe romantike.

Liqeni ofron gjithashtu mundësi për not, udhëtime me varkë dhe shëtitje natyrore, duke e bërë atë një destinacion të paharrueshëm për vizitorët që kërkojnë bukuri natyrore dhe kulturë të pasur

Revista amerikane e udhëtimeve “YardBarker” ka renditur 20 destinacione ballkanike që ia vlen të vizitohen:

  • Tiranë, Shqipëri
  • Sarandë, Shqipëri
  • Berat, Shqipëri
  • Liqeni i Ohrit
  • Shkup, Maqedonia e Veriut
  • Prishtinë, Kosovë
  • Prizren, Kosovë
  • Zagreb, Kroaci
  • Gadishulli i Istrias, Kroaci
  • Zadar, Kroaci
  • Split, Kroaci
  • Dubrovnik, Kroaci
  • Korcula, Kroaci
  • Vis, Kroaci
  • Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë
  • Mostar, Bosnjë-Hercegovinë
  • “Vendi i verës” në Bosnjë-Hercegovinë
  • Kotorr, Mali i Zi
  • Budva, Mali i Zi
  • Herceg Novi, Mali i Zi 

artikulli Shqipëria YardBarker
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

09:03 / March 28, 2026

Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qeverisjen, Rama ndan rezultatet e BTI 2026

08:51 / March 28, 2026

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

09:17 / March 26, 2026

Shqipëria përballet sot me Poloninë në “play-off”-in e Botërorit 2026

09:00 / March 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.