Njihet si ylli i muzikës jazz, dhe flasim për saksofonistin Manu Dibango. 86 -vjeçari ndërroi jetë për shkak të koronavirusit.
Ai u infektua në Francë një javë më parë dhe për shkak të komplikacioneve nuk ka mundur të mposhtë dot virusin vdekjeprurës.
Në Francë numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm dhe gjendja është drejt përkeqësimit.
Deri më tani janë konfirmuar 19, 586 raste të infektuar dhe 860 persona kanë ndërruar jetë.
Karriera e saksofonistit filloi në vitet ’50 dhe ai u bë një muzikant i njohur në të gjithë botën. Muzika e tij ishte frymëzim për yjet e muzikës pop, duke filluar nga Michael Jackson te Rihanna.
