“Të negociohet me komunikim dhe njerëzit të mos ngatërrohen me politikën”, deklaroi ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani për aktin normativ të kryeministrit Rama për qiramarrësit dhe qiradhënësit.
Në lidhje live për IlvaNow ai tha gjithashtu se presidenti në këtë rast ka rënë squkë, dhe as Kuvendi nuk ka reaguar.
“Qiramarrësi dhe qiradhënësi në çdo vend, të negociojnë me komunikim.
Kryeministri të na komunikojë.
Kjo nuk zgjidhet me gjuhën e arsyes.
Kontratat shtyhen, kam patur disa klientë dhe kemi sukses.
Nëse qeveria ka para për të dhënë ta japë.
T’ua ndërprsë konçesioneve paranë e ta japë aty.
Njerëzit duhet të merren vesh, mos të ngatërrohen me politikën.
Dëgjova sot që do bëhej me subvencion dhe shumë mirë. Por problemi është që jemi në dorë në humorit vetëm të një njeriu, të kryeministrit se për qeveri s’kemi.
Kuvendi i Shqipërisë nuk ka reaguar.
Presidenti ka rënë squkë”, tha Manjani.