Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ylli Manjani: Me Kod Penal dënohesh 5 vjet, kurse Vetting-u i dënoi përjetë prokurorë dhe gjykatës!

18:10 / March 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vettingu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Nuk mund të ketë sistem drejtësie të drejtë kur punonjësi i drejtësisë trajtohet padrejtësisht. Absolutisht kështu është. Vetting-u ishte trajtimi më i padrejtë që iu bë punonjësve të drejtësisë. Askush nuk u akuzua nga ai proçes për korrupsion, meqë ra fjala. Me proçese administrative të bazuara në hamendësime dhe thashetheme u larguan nga sistemi gjysma e gjykatësve e prokurorëve, duke krijuar një kolaps, më të rëndin, në sistem.

Sot shërbimi në drejtësi është bërë mallkim. Kjo është pasoja e Reformës. Gjykatës e prokurorë që arrestuan, gjykuan e dënuan edhe me burgime të përjetshme për llogari të shtetit dhe, ku i fundit nxorri në rrugë si “shpërblim” nuk quhet dot reformë! Aq më pak drejtësi.

Pastaj a u luftua korrupsioni duke goditur kaq rëndë gjykatësit e prokurorët apo u thellua dhe më keq? Kush i ka sytë në ballë e mendt’të në kokë duhet të jetë në gjendje të kuptojë se reforma ishte DËSHTIM! Si ka mundësi që një proçes administrativ të të dënojë përjetë, dmth më rëndë sesa proçesi penal? Kjo është pyetja që kërkon përgjigje.

Dmth, nëse gjykatësit apo prokurorët do ishin dënuar nga gjykata për korrupsion, siças Kodit Penal ndalohen deri në 5 vite të mos kthehen në sistem, ndërsa vettingu i përjashtoi ata për jetë! Pra proçesi penal i bazuar në prova të largon 5 vite nga sistemi, ndërsa procesi administrativ i bazuar në thashetheme të largon përjetë!

Ky është kulmi i padrejtësisë që iu është bërë punonjësve të drejtësisë dhe duhet rregulluar.
**
E kam analizuar edhe më parë këtë aspekt dhe i qëndroj idesë së rikthimit në sistem të të gjithë atyre gykatësve e prokurorëve, që e kanë kaluar aftin 5 vjeçar të “ndëshkimit”. Këtë ide e prezantova edhe në një event të fondacionit Kondad Adenauer ku ishte prezent edhe zoti Sali Berisha. E prezantoj dhe e mbroj këtë ide edhe në eventet publike të zotit Edi Rama pa asnjë problem. Drejtësia nuk do zhbllokohet vetëm me studentë të magistraturës, aq më pak me punonjës të jashtëm.

Gjykates prokurorë vetting Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.