Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ylli Manjani: Pagat e shtetit si shtesa katesh pa leje!

19:47 / June 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ylli Manjani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Manjani

I hodha një sy sistemit të pagave në nënpunësve të të gjithë niveleve e pushteteve dhe më ngjau me një hartë ndërtimesh pa leje kuturu. Pagat brenda sistemit të drejtësisë veçanërisht ngjanin si shtesa anësore, shtesa katesh apo mbyllje ballkonesh. Krejt pa sens e pa një llogjikë shtetërore. Po e lë mënjanë llogjikën ekonomike dhe ngarkesën në punë të secilit.

Tani, kërkesat për ngritje page janë legjitime, por ky legjitimitet duhet të jetë në harmoni me sistemin e pagave sipas hierarkisë së shtetit. Ky i fundit të parë ka Presidentin e Republikës e jo Altin Dumanin, as Gent Sejkon.

Se në hierakinë e shtetit sipas pagave aktuale del që: Gent Sejko është kryetar shteti. ALTIN Dumani dhe gjykatësit e Apelit të GJKKO janë parlamenti, Olta Zaçe është kryeministre, Sokol Sadushi Zvkryeministër. Esi Rama Sekretar i Përgjithshëm, Elisa Spiropali drejtore e DAP. Të tjerët janë punonjës…

Kjo është hierakia sipas sistemit i pagave. Absurde, absurde, absurde. Padyshim që ministri i financave në bashkëpunim me DAP dhe protokollin e shtetit do të duhet të vendosin një sistem unik e hierakik pagash. Duhet një grup i mirë pune ku të analizohet hierakia, funksionet dhe ngarkesa në punë. Pastaj bëhen hesapet mbi pagat dhe rritjen e tyre sipas një llogjike proporcionale mbi kontribuesit në sistem dhe, jo duke deformuar llogjikën bazë të pagës së funksionit publik në hieraki.

Asnjëherë, nuk e kemi parë punën e pagave si hieraki por kemi ndërhyrë në mënyrë të pjeshme dhe përntë zgjidhur hallin e momentit. Ndaj duhet një zgjidhje e drejtë, afatgjatë dhe sipas llogjikës së piramidës shtetërore.

Varianti që gjykatësit vendosin për vete por në qesen e përbashkët nuk ka kuptim. Se pastaj mund që edhe parlamenti që del nga vota vendos për vete. Qeveria që administron qesen/buxhetin, po po. E ku shkojmë pastaj? Pa bërë këtë reformë të harmonisë së pagave sipas fuksioneve në hierarkinë e shtetit nuk ka kuptim asnjë diskutim tjetër.

Më vjen mirë që edhe PD u shpreh kundër rritjeve si ndërtime pa leje të pagave të gjykatësve. Edhe në gjyqsor ka absurditete hierakike. GjKKO e Apelit paguhet gati dy herë më shumë se superiorët e tyre në Gjykatën e Lartë! Ska asnjë llogjikë që e justifikon. Nuk jam për ulje pagash, por për harmonizim hierakik llogjik.

Paga shtet Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët kundër “modelit grabitqar”, zemërimi ndaj pushtetit s’mund të shpërfillet më

16:59 / September 1, 2026

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

14:19 / August 30, 2026

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

21:22 / August 29, 2026

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

10:48 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.