Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

YouTube bllokon llogarinë e predikuesit që pretendon se shëron homoseksualët

18:23 / April 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
predikuesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrjeti YouTube ka pezulluar llogarinë e predikuesit të famshëm kristian evangjelist TB Joshua me akuza për nxitjeje urrejtjeje, prej pretendimeve të tij se mund të shërojë njerëzit nga sëmundja e homoseksualitetit.

Një organizatë ngriti ankesën me rrjetin pas regjistrimit të shtatë videove ku predikuesi i famshëm afrikan shihet duke kryer ritualin e lutjeve për të “shëruar” njerëz homoseksualë.

Edhe rrjeti Facebook ka eliminuar disa prej postimeve të tij ku shihej një grua që qëllohej me shuplaka në fytyrë, teksa TB Joshua thotë se po kryente dëbimin e “shpirtrave djallëzorë”.

1 44

Predikuesi ka apeluar ndaj vendimit të YouTube, për kanalin e tij me 1.8 milionë ndjekës.

TB Joshua është një nga evangjelistët më me influencë në Afrikë dhe ndiqen edhe prej politikanëve më të lartë të kontinentit.

Ankesa u ngrit nga grupi britanik openDemocracy për video të postuara mes viteve 2016 e 2020 ku kryheshin lutjet e shërimit për homoseksualët.

Një zëdhënës i rrjetit YouTube tha se kanali ishte pezulluar pasi “në postim pretendohet se dikush është i sëmurë mendor ose inferior, për arsye të anëtarësisë në një grup të caktuar, ku përfshihet dhe orientimi seksual.”

Në videon e kontestuar, shihet vijimi i një sesioni të postuar fillimisht në 2018 me një grua të quajtur Okoye.

Në të TB Joshua shtyn dhe qëllon me shuplakë Okoye dhe një grua tjetër të paemëruar, të paktën 16 herë, teksa i thotë: “Ka një shpirt që po të trazon. Ajo e ka transplantuar veten te ty, është shpirti i një gruaje”.

Gruaja tregonte më vonë para besimtarëve se “shpirti i gruas” i kishte shkatërruar jetën, por ishte shëruar pas lutjeve të predikuesit.

Ajo deklaron më pas se nuk ka më “afeksion” për femra e tjera dhe “tani ka afeksion vetëm për burrat “.

I njohur si “Profeti” nga ndjekësit e tij, Joshua drejton stacionin televiziv kristian Emmanuel TV dhe shpesh udhëton nëpër Afrikë, SHBA, Britani dhe Amerikën e Jugut.

Në vitin 2014, një nga kishat e tij u shemb duke vrarë të paktën 116 njerëz.

Në shumicën e vendeve janë ndaluar transmetimet e pamjeve të pastorëve që kryejnë mrekulli në televizion, përveç rasteve kur ato janë të verifikuara.

Por stacione të tilla gjenden shumë në pamjet ajrore satelitore ku të njohurit si tele-evangjelistë vijojnë me programet e tyre të “mrekullive”.

youtube
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.