Vitet në Shqipëri kanë bërë që ambasadorja Yuri Kim të përshtatet më së miri jo vetëm me shijet e kuzhinës ballkanese, por dhe të fillojë që t’i gatuajë ato.
Sëfundmi, ambasadorja e shtetit më të fuqishëm në botë ka marrë iniciativën që të gatuajë byrek me peta të bëra vetë.
Gjatë aktivitetit tek Pazari i Ri nga Klubi i Gastronomisë “Alexandros Giotis”, Ambasadorja Yuri Kim ka “përveshur” mëngët dhe ka marrë shkopin e kuzhinës për të bërë peta byreku.

