Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi është takuar sot me ambasadoren e SHBA në Tiranë.
Me anë të një postimi në twitter Celibashi bën me dije se me ambasadoren kanë diskutuar për identifikimin biometrik.
Ndër të tjera ai shkruan se së bashku me nënkomisioneren Pleniku prezantuam ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
“Identifikimi biometrik, votimi elektronik, lista e zgjedhësve, dokumetet e identifikimit, dekriminalizimi, masat për parandalimin e shitblerjes së votës & mashtrimit në zgjedhje, patën fokusin e diskutimit me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim ambasadorja e Amerikës në takim e sotëm në KQZ.
Së bashku me Nënkomisioneren Pleniku prezantuam ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Krijimi i besimit të të gjithë aktorëve në integritetin e procesit zgjedhor, sfidë për KQZ,” shkruan Celibashi në postimin e tij.