Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Yuri Kim kërkoi sqarim publik për listat, ministri Lleshaj: Ja çfarë ka ndryshuar

23:09 / October 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lleshaj sander
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kërkoi një sqarim publik ditën e sotme nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me denoncimet e fundit për ndryshimin e adresave te qytetarëve. 

I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Lleshaj ka treguar se qendra e votimit ndryshohet vetëm nga qytetari dhe askush tjetër nuk e gëzon këtë të drejtë. Sipas tij adresa e banimit që disa qytetarëve i rezulton e ndryshuar po bëhet në kuadër të saktësimit të adresave të banimit, një punë që ka nisur që prej vitit 2016.

Teksa u shpreh se “sfidoj autorët e atij mashtrimi të madh me dashje apo të fabrikuar qëllimisht. I sfidoj që të provojnë të kundërtën në vend të përrallave dhe sajesave të papërgjegjshme”, Ministri ka bërë të ditur se që pas datën 5 tetor qytetarët do t’iu ofrohen aplikacione ku ta shohin në kohë reale qendrën e votimit.

Pjesë nga intervista:

Balla: Kim kërkoi sqarim në faqen e Ministrisë së Brendshme, çka tregon se kjo transparencë mungonte?

Lleshaj: Mungon një shpjegim për qytetarët, duhet bërë një shpjegim i madh. Qendrën e votimit mund ta ndryshoni vetëm ju dhe askush tjetër në botë dhe kjo është përgjigja për të gjithë ata që kanë të njëjtën pyetje. Harroni adresën që ju shfaqet te rubrika ‘adresa’ e gjendjes civile dhe shikoni adresën e qendrës së banimit. Sepse adresa e banimit është një proces që po ndodh nga viti 2016 deri sa të mbyllet plotësisht me saktësimin e të gjithë qytetarëve.

Unë sfidoj autorët e atij mashtrimi të madh me dashje apo të fabrikuar qëllimisht. I sfidoj që të provojnë të kundërtën në vend të përrallave dhe sajesave të papërgjegjshme.

Balla: Duhej bërë një sqarim për adresat në fillim?

Lleshaj: Qytetari i parë që keqkuptohet sqarohet. Keqkuptimi i parë publik që kam është zhurma e këtyre ditëve dhe tani po bëjmë sqarimin e duhur. Do të ndërtojmë edhe instrumente të tjerë transparence, portale, aplikacione ku qytetarët do mund ta shohin në çdo çast se ku e kanë qendrën e votimit që ga data 5 tetor e tutje.

listat qendrat sqarim votimit Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.